Me mbi 10 vite eksperiencë, Sarend vazhdon të jetë një nga konkuruesit kryesorë në tregtinë e pulave në Shqipëri. E themeluar si një biznes familjar, kompania është ndërtuar mbi përkushtimin, punën e vazhdueshme dhe përgjegjësinë ndaj klientëve dhe partnerëve.
Sarend ju ofron:

Zogjtë 24-orësh furnizohen nga linja të përzgjedhura gjenetikisht për vitalitet, rritje të qëndrueshme dhe përshtatje të shpejtë në kushte ferme. Çdo tufë monitorohet që në fazat e hershme të inkubimit dhe i nënshtrohet kontrolleve shëndetësore dhe programeve të vaksinimit sipas standardeve përkatëse. Këto raca, të cilat nuk gjenden askund tjetër në tregun shqiptar, janë zgjedhja ideale për biznesin ose familjen tuaj.
.png)
Të njëjtat raca ofrohen edhe në të gjitha moshat, të rritura me kujdes në fermën Sarend. Gjatë gjithë ciklit të rritjes, zogjtë i nënshtrohen kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe vaksinimeve sipas standardeve përkatëse. Këto raca fshati ushqehen me ushqim cilësor dhe arrijnë peshën ideale për çdo fazë të zhvillimit. Duke qenë se nuk gjenden askund tjetër në tregun shqiptar, ato janë zgjedhja ideale për biznesin ose familjen tuaj.
Oniks është një linjë pule me rritje të ngadaltë, e krijuar posaçërisht për ambiente të hapura. Me pendë të zeza elegante, shkëlqim ngjyrë blu, kjo racë dallon si një race fshati. Është zgjedhja ideale për ferma tradicionale, prodhim organik dhe për ata që synojnë tregun lokal me produkte natyrale dhe autentike.

Collo Nudo është një racë pule me rritje të ngadaltë e krijuar posaçërisht për ambiente të hapura. Pendët e zeza elegante kanë reflekt me shkëlqim ngjyrë blu, kjo racë dallon si një racë fshati. Është zgjedhja ideale për ferma tradicionale, prodhim organik dhe për ata që synojnë tregun lokal me produkte natyrale dhe autentike.
.png)
Argenta është një linjë pule me rritje të ngadaltë, e dallueshme për pendët dhe këmbët ngjyrë gri. Pamja e saj elegante kombinohet me performancë të qëndrueshme në sistemet tradicionale të rritjes. Është e njohur veçanërisht për mishin me shije të pasur dhe teksturë natyrale.
%20(1).png)
Sussex është një linjë pule me rritje të ngadaltë, e krijuar posaçërisht për ambiente të hapura. Me pendë të bardha dhe këmbë të verdha e të holla, Sussex dallon si një racë fshati . Është zgjedhja ideale për ferma tradicionale, prodhim organik dhe për ata që synojnë tregun lokal me produkte natyrale dhe autentike.
.png)
+355 69 246 2046 për gjuhën Shqipe
+355 69 462 5257 për gjuhën Angleze
Çdo ditë, 9:00 - 15:30
Vrrinë, Rrashbull, Durrës, Shqipëri
